Afrimi më i ri i Partizanit, MathewBoniface është prezantuar sot në ambientet e klubit të kuq. Sulmues 22-vjeçar është shprehur i lumtur për këtë aventurë të tij te 15 herë kampionët e vendit, ku vlerëson performancën e Partizanit në Kupat e Europës, por edhe në këto dy faza në Superiore.
" Të jem i sinqertë jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Partizanit këtu në Shqipëri. Pata një eksperiencë disa ditore me Skënderbeun dhe arsyet që nuk qëndrova aty tashmë janë bërë të ditura. Besoj se me kalimin te Partizani kam bërë zgjedhjen e duhur. Vij nga kampionati Kosovar që për mendimin tim është disi i çuditshëm , unë kam provuar të luaj në kampionate dhe skuadra mjaft kompetitive, ndërkohë që futbolli kosovar ndryshon shumë nga kampionatet ku jam aktivizuar .Për mua kampionati Shqiptar është shumë më tepër dhe mendja ime gjithmonë ishte të jem pjesë e këtij kampionati pasi është mjaf i fortë dhe cilësor.
Perse zgjodha Partizanin !! Arsyeja ishte sepse Partizani u treguar i gatshëm të më bentë pjesë të tij . Klubi dhe drejtuesit janë treguar mjaft të dashur me mua do të thoja siç i shpreh prindi dashurinë fëmijës së tij dhe kjo gjë më ka bërë shumë përshtypje dhe e vlerësoj shumë. Nga momenti që mësova se Partizani ishte i interesuar për mua nuk u mendova dy here. Kam parë shumë ndeshje të skuadrës , madje edhe ato që ka luajtur në Kupat e Evropës. Më pëlqen kjo skuadër pasi i përshtatet shumë stilit të lojës time dhe jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e këtij klubi dhe dua të jap gjithçka timen edhe në kampionatin shqiptar për më tepër të ndihmoj klubin në fitimin e titullit kampion. Me sa kam ndjekur skuadra është mjaft e fortë dhe mendoj se 99% ka shanse të fitoj titullin , kjo skuadër jep maksimumin në çdo ndeshje. Mezi pres ti bashkohem ekipit në stërvitje , përsa i përket golave , objektivi im është të realizoj 10 gola", ka përfunduar Boniface në konferencë për shtyp.
Boniface është afrimi i parë i të kuqve në këtë merkato dimri, ndërkohë që priten të tjera përforcime në ditët në vazhdim.
