Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Nga i padëshiruar në të preferuar, Burnley "kërcënon" Fulham me Armando Brojën (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga i padëshiruar në të preferuar, Burnley
Armando Broja dhe Scott Parker

Sulmuesi i kombëtares, Armando Broja i cili luan për ekipin anglez, Burnley ka qenë padyshim epiqendra e spekulimeve. Duke rikujtuar kështu dëmtimin që mori në sfidën kundër Anglisë, mbështetjen e madhe për lojën në të cilën luajti titullar ndaj Newcastle. E deri tek minutat e pakëta të cilat iu dhanë në përballjen me Chelsean.

Kjo e fundit sfidë në të cilën ai ishte zëvëndësues dhe nuk dha asnjë rezultat pozitiv, bëri që të mendohet se Broja nuk ishte plani i “A”, i trajnerit, Scott Parker.  

Megjithatë postimi i fundit nga faqja zyrtare e klubit të Burnley shuan plotësisht zërat. Vëmendje totale kushtuar 22-vjeçarit, me anë të një fotoje e cila tregon rikthimin e tij. Surpriza e së nesërmes në duelin përballë Fulham, është pikërisht sulmuesi shqiptar, Armando Broja në lojë.

Megjithatë Burnley së bashku me Brojën duhet të bëjnë 'mrekullinë', nëse duan të thyejnë mallkimin e 5 humbjeve seri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burnley Football Club (@burnleyofficial)

Poll

Lexo gjithashtu