Vedat Muriqi
Vedat Muriqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Mallorca fitoi në shtëpi përballë Elche. Sfida e vlefshme për javën e 16-të të LaLiga, përfundoi me shifrat 3-1.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që shënoi golin e 3-të për të tijët. Muriqi mbylli llogaritë e kësaj sfide në minutën e 89-të, me anë të një goli mjaft të bukur të shënuar me kokë.
31-vjeçari po bën një sezon mjaft të mirë. Kujtojmë që ky është goli i 9-të sezonal për të në LaLiga pas 15 ndeshjesh të luajtura.
Poll
