Flamurtari i Gugash Maganit ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke afruar një mesfushor për krahun e majtë. Përforcimi i radhës për kuqezinjtë është i riu kroat, Ivan Galiç, i cili në sezonin e fundit është aktivizuar me Rabotniçkin në kampionatin maqedonas.
Galiç është vetëm 21 vjeç dhe shumë premtues për të ardhmen. Megjithatë, te Flamurtari lojtari në fjalë ende nuk ka hedhur firmën mbi kontratë, çka do të thotë se ai do të kalojë në provë nga trajneri Gugash Magani dhe më pas do të vendoset për të.
Poll