
Flamurtari regjistron një tjetër çështje për të zgjidhur në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin Halim Begaj, i cili ishte pjesë e Flamurtarit në sezonet 2004-2012 dhe më pas në sezonin 2013-2014. Begaj pretendon disa paga të pashlyera nga klubi vlonjat.
Për newsport.al bëhet e ditur që dje ishte seanca e parë e pajtimit, e cila ka dështuar dhe tashmë çështja i ka kaluar Komisionit të Disiplinës. Në ditët e ardhshme pritet një vendim për sa i përket kësaj mosmarrëveshje ndërmjet lojtarit dhe klubit vlonjat.
Begaj sezonin e kaluar ishte pjesë e Korabit ku aktivizua në 19 ndeshje dhe arriti të realizonte 4 gola. Ndërsa tashmë ai ka "varur këpucët në gozhdë" për t'u larguar përfundimisht nga futbolli i luajtur .
[gallery columns="1" size="full" ids="80844"]