
Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije që sot ka nisur hetimi për ndeshjen Tirana - Partizani, e vlefshme për javën e 13-të të Superiores.
"I mbajtur sot me date 5 Dhjetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.
VENDOSI:
1.Çeljen e hetimit te pergjithshem disiplinor per ndeshje midis KF “Tirana” dhe KF “Partizani”, me date 30.11.2016 – 01.12.2016 . Ngarkohen sektoret perkates te FSHF-se per te mbledhur fakte dhe prova rreth problematikave te verejtura gjate ketij takimi.
Kunder vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) diteve perpara Komisionit te Apelit.
Komisioni i Disiplines
Anetar Kryetar Anetar
Adriatik Brace Ardian Haci Ilir Lame", shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Kujtojmë që drejtuesit e kuq kanë ngritur padi për klubin e Tiranës, pasi pretendohet që ajo nuk i ka marrë siç duhet masat organizative për ndeshjen e së enjtes dhe ndaj kërkohet 3-pikëshi në tavolinë.