David Domgjoni duket se do të largohet nga Tirana. Burime të besueshme për newsport.al konfirmojnë se mbrojtësi i qendrës kërkohet nga një skuadër në Bullgari, ndonëse emri i skuadrës ende mbetet i fshehtë.
Një interesim që pritet të bëhet edhe më konkret me një ofetë drejt klubit kryeqyteas, që pritet të parashtrojë kërkesën e saj financiare për të lënë të lirë futbollistin e talentuar.
Domgjoni prej tri sezonesh është pjesë e Tiranës, ndërsa gjatë muajve të fundit ka qenë titullar në ekipin bardheblu.

Poll
