Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Lojtari i Korabit largohet nga Skënderbeu, tashmë futbollist i lirë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Lojtari i Korabit largohet nga Skënderbeu, tashmë

Sebino Plaku nuk është më lojtar i Skënderbeut. Edhe pse luan me Korabin, sulmuesi 31-vjeçar ishte i huazuar nga kampionët te dibranët. Megjithatë burime për newsport.al bëjnë me dije që Plakut i ka mbaruar kontrata me Skënderbeun dhe tashmë është lojtar i i lirë.

Ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, por në vazhdim pritet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja. Duke qenë se është futbollist i lirë, skuadrat e Superiores do ta kenë më të lehtë të përfitojnë shërbimet e tij.

Plaku është një lojtar me eksperiencë në kampionatin shqiptar. Ai ka luajtur me Dinamon, Tiranën, Partizanin, Skënderbeun, Flamurtarin, Kastriotin dhe së fundmi me Korabin. Në dy fazat e para, 31-vjeçari ka arritur të shënojë 4 herë, por duhet thënë që ka qenë i pafat pasi në shumë takime shtyllat e kanë ndalur nga golat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga