Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ FSHF mbyll “Elbasan Arenën”, Tirana ngel pa stadium për Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ FSHF mbyll “Elbasan Arenën”, Tirana ngel pa

Një ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi axhendën e ndeshjes Tirana-Vllaznia për ta hedhur poshtë sot. Bardheblutë duke qenë se po përfundojnë proçesin e mbjelljes së barit për të përmirësuar cilësinë e tapetit në “Selman Stermasi”, kanë mbyllur dyert e këtij të fundit dhe dje kanë firmosur një kontratë me stadiumin e Elbasanit. Burime për newsport.al bënë të ditur zhvillimet e orës së fundit.

Tirana 24 orë më parë ra dakort për të luajtur të hënën në “Elbasan Arena” ndërkohë që sot ka mësuar se diçka e tillë do të jetë e pamundur.

Drejtori i stadiumit Dritan Kadia mësohet të ketë njoftuar bardheblutë për këtë anullim të orës së fundit duke i sqaruar se terreni i “Selman Stermasit” duhet të ruhet për ndeshjet e përfaqësueses.

Partizani luan të dielën dhe për t’u zhvilluar të nesërmen ndeshja e bardhebluve është e pamundur.

Bardheblutë janë zënë ngushtë nga ky zhvillim i paparashikuar dhe tani do ti duhet të gjejnë një tjetër stadium për të luajtur kundër Vllaznisë. E sigurtë është se nuk do të luhet në Elbasan. Nesër Tirana do të përcaktoj impiantin ku do të luaj takimin e fundit të fazës së parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga