Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Fatkeqësi për Memushaj, humb në mënyrë tragjike dy binjakët

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Fatkeqësi për Memushaj, humb në mënyrë

Një tragjedi familjare ka ndodhur për  mesfushorin kuqezi i cili aktivizohet në Peskara. Ledian Memuashaj u largua nga kampi i trajnimit në prag të sfidës kundër Lacios për të qëndruar pranë bashkëshortes në këtë moment mjaft të vështirë. Bashkëshortja e tij shtatzanë, ka ka humbur dy binjakët e saj papritur.

Lajmin në media e ka bërë të ditur  media italiane "Eurosport" duke thënë se Memushaj është larguar nga kampi i stërvitjes për "arsye familjare" duke mos dhënë detaje të tjera fillimisht.

E gjithë Peskara dhe bota e futbollit janë solidarizuar me humbjen e Ledian Memushaj. Mesfushori shqiptar është duke kaluar momente mjaft të vështira dhe kjo ngjarje dramatike i ka mërzitur të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe jo vetëm.

Klubi e ka lënë të lirë lojtarin i cili po kalon momente të vështira pas humbjes së binjakëve. Memushaj është kthyer tashmë në shtëpi duke qëndruar pranë bashkëshortes së tij për ta kaluar së bashku këtë tragjedi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga