Dritan Dervishi ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të Partizanit,Gerald Burbës, i cili theksoi që nuk mund t’i besohej një njeriu që nuk ka dhënë asgjë për futbollin shqiptar, për më tepër një njeriu që nuk di as të shkruajë. Për këtë Dervishi, në një prononcim për newsport.al u shpreh i irrituar duke folur me ironi për Burbën:
” Nuk kam sulmuar askënd dhe nuk kam ofenduar njeri dhe nuk jam futur në punët e klubit. Jam pyetur nga gazetarë për Ekubanin dhe kam thënë atë që unë di.
Nuk bëra shpifje, por kam thënë ato që kam dëgjuar nga Nember dhe trajnerin e Kievos pasi Maran e njoh personalisht. Kam punuar dhe vazhdoj të punoj si zbulues talentesh në Serinë A dhe B, edhe në FSHF në sektorin e talenteve.
Shkollat e mia janë marrë paraprakisht nëpër fushat e futbollit, në shkollat e Kovercanos dhe të Federatës tonë dhe jo me tituj drejtorësh të vendosura nga klubet.
Tani më duhet të hap abetaren e re, të mësoj shkrimin dhe leximin. Atë të shpifjeve. E kuptoj sepse flet Burba, madje e mirëkuptoj, pasi i duhet të flas për diçka dhe kur hedh baltë dhe ofendon është mënyra më e shkurtër për t’u njohur. Kur edhe unë te Partizani, ai ishte avokat i jashtëm dhe isha unë që fola me presidentin Demi për ta bërë sekretar se na duhej një person që të merrej me anën juridike. Dhe Demi më pranoi kërkesën. Është i aftë në punën e tij. Gjithsesi nuk ka faj, e mirëkuptoj. Njerëzit kanë një memorie të shkurtër. I uroj të punojë fort për fitimin e titullit. Në se ka gabime t’më falni pasi jam në fillim të mësimit”, ka përfunduar për newsport.al Dritan Dervishi.