Ditët e fundit ka pasur një shqetësim të tifozëve kuksianë në lidhje me aktivizimin ose jo të Gentian Muçës në Europa League me Kukësin. Dyshimet janë ngritur për shkak të dënimi të tij me 6 ndeshje nga FSHF-ja, por klubi verior ka sqaruar çështjen, duke thënë se para se të arrihej marrëveshja me futbollistin e Tiranës, ishte marrë konfirmimi në FSHF për aktivizimin e tij në Kupat e Europës. Kjo është hera e dytë, që Muça huazohet nga Kukësi për Kupat e Europës.
Poll