
Dje, Ilir Daja, është dashur të bëjë disa lëvizje të rëndësishme në formacion para ndeshjes me Kukësin, kjo për shkak të shqetësimit që ka shfaqur sulmuesi Ali Soue para startimit të ndeshjes.
Mësohet se, Soue ka shfaqur probleme me kofshën, ndaj dhe nuk ka zbritur dje në fushë ndaj verilindorëve. Për Dajën ka qenë diçka e papritur, akoma më shumë lajmi se, Soue mund të mungojë disa javë dhe me shumë mundësi nuk do të mund të ndihmojë ekipin në ndeshjen e javës së arshme që korçarët luajnë në Europa League ndaj Jang Bojsave.
Pritet që ditën e sotme sulmuesi të zhvillojë disa vizita për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe më pas kohën që do të qëndrojë largë fushës së blertë.
Poll