
Tirana do të luajë ditën e dielë ndaj Dinamos në “Air Albania”, sfidë që do të startojë në orën 17:00 dhe që është e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishë mes dy ekipeve që kërkojnë një vend në “Final – Four”.
Erbim Fagu prej ditësh ka nisur përgatitjet për derbin, teksa ditët e fundit ka marrë një lajm të mirë. Filip Najdovski, i cili mungon prej më shumë 1 muaj ka niusr tashmë stërvitjen.
Mbrojtësi ka hedhur prapakrahëve dëmtimin dhe do të jetë gati për duelin e së dielës. Në këtë mënyrë shtohen alternativat për Fagun, i cili ndaj “Bluve” do të vuajë mungesën e Erjon Hoxhallarit dhe rikthimi i Najdovskit vjen fiks në momentin e duhur.
Poll