Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAJM I KEQ për VLLAZNINË, një rikthim “armatos” Edi MARTININ për hakmarrjen ndaj shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
LAJM I KEQ për VLLAZNINË, një rikthim “armatos”

Teuta është rikthyer t;iu bëjë dëm të gjithë skuadrave që i dalin para. E fundit që e pasoi nga djemtë e Edi Martinit ishte skuadra e Kukësit, ku sfida ishte e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Edhe në këtë duel, tekniku shkodran kishte një mungesë të rnëdësishme në sulm, Ildi Grudën, ia doli sërish të gjente rrugën e rrjetës dy herë me Sherif Kallakun. Gruda në sfidën me Tiranën në “Air Albania” u ndëshkua me të kuq, teksa pezullimin e tij e shley ndaj verilindorëve në Kupë.

Kjo do të thotë se në sfidën me Vllazninë në kuadër të javës së 24-të të Abissnet Superiore, Gruda do të jetë nënurdhrat e Martinit. Në këtë mënyrë timonieri i djemve të detit “armatoset” për hakmarrjen ndaj shkodranëve për atë humbje 4-0 në “Loro Boriçi” në dhjetorin e kaluar.

Në “Niko Dovana” ditën e hënë durrsakët do të synojnë një tjetër 3 pikësh që do t’i afronte akoma më shumë me zonën europiane. Kjo sfidë do të luhet në orën 16:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga