Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajm i Fundit/ Lista me 9 kandidatët për stolin e Anglisë, mes tyre De Biazi

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i Fundit/ Lista me 9 kandidatët për stolin e Anglisë, mes

Kombëtarja Angleze e futbollit duhet të përzgjedhë trajnerin e ri, pas largimit të Hodsgon nga stoli. Humbja turpëruese ndaj Islandës, e bëri të parevokueshëm aktin e dorëheqjes. Emrat që priten të zënë vendin e tij janë të shumtë. Një ndër emrat e lakuar sidomos nga mediat italiane është dhe ai i Xhani De Biazit, trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

Federata angleze ka njoftuar se është në kërkim të një tekniku të mirë, jo domosdoshmërisht anglez, çka i hap rrugë aludimeve për një emër të huaj. Dy nga emrat me më shumë mundësi për tu përzgjedhur janë Rafael Benitez dhe Lourent Blanc, i cili sapo ka lënë drejtimin e PSG në Francë.

Të tjerë emra të përmendur janë ata të Manuel Pelegrini, Jurgen Klinsmann, Cezare Prandeli, Alan Pardeu, Gareth Southgate, Sam Allardyce. Ndërkohë që emri i Xhani De Biazit sipas ''Tutosport'' është një pistë shumë interesante edhe pse në dukje e pamundur. Nga ana tjetër vetë tekniku i ka lënë rrugët hapur kësaj piste.

Një gjë është e qartë se Anglia nuk ka kohë për të humbur dhe kërkon menjëherë të zgjedhë teknikun e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga