Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Laja pjatat në Greqi", Myrto Uzuni rrëfehet për median spanjolle: Dikur s'kisha lekë për stërvitje, takimi me Ronaldon një ëndërr

Shkruar nga NEWSPORT
"Laja pjatat në Greqi", Myrto Uzuni rrëfehet për median

Myrto Uzuni është padyshim një nga lojtarët shqiptar më të komentuar të momentit. Sulmuesi beratas, një javë më parë arriti t'I shënonte gol Juventusit në stadiumin e tyre e festoi me stilin e Ronaldos, përpara syve të portugezit.

Festimi i tij bëri jehonë në shumë media të huaja dhe prestigjozja spanjolle "AS" ka bërë një intervistë për Uzunin. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka treguar vështirësitë e fillimit të karrierës, goli ndaj Juventusit si dhe të ardhmen.

Emigracioni në Greqi? "Shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi me rrugët, ndërsa nëna ishte pjatalarëse në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja, i ndihmoja. Punoja 12 orë dhe luaja futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6 të mëngjesit. Tentova edhe një provë te klubi i Olympiacos, por nuk u realizua, sepse nuk kishim dokumente qëndrimi, megjithatë kurrë nuk e ndala ëndrrën time".

Fillimet e karrierës suaj? "Në Shqipëri nuk ka akademi të mirëfillta, më duhej të paguaja rreth 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për furgonin që të më dërgonte në ndeshje. Qaja përditë në shtëpi se nuk i kisha ato para, pagova vetëm 2 muaj me ndihmën e miqve".

Cili është idhulli juaj? "Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua dhe kur e takova në Torino ishte si një ëndërr, ashtu si momenti kur Morata më përgëzoi për ndeshjen".

Cilat janë ëndrrat e tua? "Nuk dua të bëj gabime. Dua vetëm të shënoj dhe të jap asiste. Ëndrrat i kam të mëdha, por nuk dua t'i zbuloj".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga