Laçi është ndër skuadrat më të heshtura në këtë merkato nga klubet e Superiores. Por, kjo nuk do të thotë aspak se kurbinasit nuk po interesohen në këtë treg transferimesh. Prej vitesh klubi ruan një strategji ku është në kërkim të talentëve të rinj të cilët më pas shpërthejnë dhe shiten për shuma të kënaqshme.
Edhe këtë sesion po veprohet kështu. ‘Futbolli në Shqipëri’ mëson se bardhezinjtë kanë arritur akordin me Agan Mjakin. Mbrojtësi 20-vjeçar luan në krahun e djathtë dhe është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-21.
Mjaki është prodhim i akademisë së Groningen në Holandë me të cilët mbylli sezonin. Për lojtarin është përfolur edhe një kalim te Tirana por palët nuk arritën marrëveshjen.
[caption id="attachment_700755" align="alignnone" width="632"] Agan Mjaki, ©fshf.org[/caption]