
Laçi do të luajë sot në “Elbasan Arena” kundër Tiranës. Kurbinasit vijnë në këtë takim në një situatë delikate. Ata renditen në vendin e tetë në kampionat pas 24 javëve të luajtura. Kjo do të thotë se ata gjenden në zonën “Play-out” dhe rrezikojnë qëndrimin në elitë. Bylisi që është poshtë tyre ka tri pikë më pak dhe diferencat nuk janë të mëdhaja.
Megjithatë një fitore do t’i çonte bardhezinjtë në vendin e shtatë me pikë të barabarta me Teutën. Gjatë kësaj jave ui përfol një largim i mundshëm i trajnerit Gentian Mezani dhe zëvëndësimi i tij me Nevil Deden. Por kanë qenë drejtuesit kurbinas që i kanë dhënë besim Mezanit të vazhdojë punën me ekipin. Sot pritet reagimi ndaj Tiranës, që megjithëse janë kryesues kanë dy ndeshje që humbasin dhe nuk shënojnë.
Tirana do të ketë mungesa për këtë sfidë dhe Laçi është gati të përfitojë. Për këtë takim do të rikthehet Marko Roganovic i cili mungoi përballë Kukësit për shkak kartonash. Vasil Shkurtaj pritet të jetë i gatshëm pasi mungoi ndeshjen e shkuar me verilindorët.