Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Laçi “all-in” për gjysmëfinalen, EGNATI i “var” shpresat te Dwamena (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi “all-in” për gjysmëfinalen, EGNATI i

Laçi dhe Egnatia do të përplasin “brirët” mes tyre në orën 13:00 në sfidën e vlefshme për çerekfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Sfida e parë mes tyre e zhvilluar në Rrogozhinë ka përfunduar 0-0 dhe në Kurbin pritet një “luftë” e vërtetë mes tyre për një biletë në gjysmëfinalen e Kupës.

Bardhezintë e Gentian Mezanit janë cilësuar si ekspertja e Kupës, pasi shpesh vitet e fundit kanë arritur deri në finalen e këtij turne, ndërsa në 2 raste ka ngritur lart këtë trofe.

Nga krahu tjetër Egnatia synon të shkruajë historinë, pasi kërkon kualifkimin e parë në gjysmëfinalen e Kupës, me Edlir Tetovën që beson te forma e mirë e sulmuesit Dwamena.

Formacionet e mundshme:

Laçi: Selmani, Roganovic, Velkovski, Trukaj, Ziko, Manellari, Ujka, Babatunde, Spahiu, Shkurtaj (Guindo), Mazrekaj. Trajner: Gentian Mezani

Egnatia: Sherri (Puja), Frangaj, Malota, Atanda, Memolla, Agbekpornu, Mëllugja (Zejnullai), Fernando, Pualauskas (Jackson), Kasa, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga