
Ky vit ka qenë i mbushur plot me emocione për sa i përket botës së sportit. Futbolli, basketbolli, peshëngritja, boksi, bilardo apo edhe atletika na kanë dhuruar spektakël në këtë vit që dalëngadalë po mbyll rrugëtimin e tij 12-mujor.
Newsport.al ka bërë një sondazh për personazhin e vitit 2018 në sport. Ju keni mundësi të votoni për të preferuarin tuaj. Keni vetëm një mundësi për të bërë zgjedhjen tuaj, pra mund të votoni një herë dhe vetëm njërin nga personazhet. Ky sondazh do të zgjatë për një periudhë 10-ditore.
[poll id="62"]

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram