Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çudi serbe/ Newsport raporton lajmet e Skënderbeut, "Kurir" gabon në përkthim: Provokon media shqiptare...

Shkruar nga NEWSPORT

Pas lajmit të publikuar në Newsport.al, për aksidentin me autobus të  klubit të Skënderebut, në Beograd, ka reaguar dhe media serbe "Kurir".

[caption id="attachment_165054" align="aligncenter" width="300"] Lajmi i publikuar nga Newsport.al[/caption]

E përditshmja serbe i është kundërpërgjigjur Newsportit, duke thënë se media shqiptare e ka marrë si provokim aksidentin, ndërkohqë që asgjë nuk ishte e stisur.

Por mesa duket, media serbe ka gabuar në përkthimin lajmit, pasi  në shkrimin origjinal të Newsport.al, thuhet qartë: "Fillimisht u mendua se aksidenti ishte diçka  e stisur, por nuk ka qenë kështu".

Por, mesa duket "Kurir" i ka marrë me radhë shkrimet e Newsport, teksa është "kapur" edhe me lajmin  tjetër të publikuar nga media jonë, në lidhje me hartën e  Kosovës e vendosur në flamurin serb.

[caption id="attachment_165055" align="aligncenter" width="300"] Lajmi i publikuar nga Newsport.al[/caption]

"Kurir" është munduar ta justifikojë foton, si të vjetër, por gjithsesi fotoja është fakt se ai "grafitti" është aty dhe është totalisht provokues dhe ofendues.

Pavarsisht shkrimeve të "Kurir", faktet janë fakte dhe janë të pamohueshme.

Dikush t'i mësojë serbëve gjuhën e bukur shqipe për të qenë sa më korrektë në shkrimet e tyre...

[caption id="attachment_165059" align="aligncenter" width="717"] Reagimi i "Kurir", në lidhje me lajmin e Newsport.al[/caption]

[caption id="attachment_165056" align="aligncenter" width="671"] REagimi i "Kurir", për shkrimin e Newsport.al[/caption]

 

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga