
Lutfi Nuri, zëvendës-presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është shfaqur në këtë foto në autobusin ku djemtë kuqezinj po udhëtonin drejt Tiranës. Rruga e gjatë, por edhe temperaturat e larta këtë ditë kanë bërë që Nuri të mos jetë në formën e tij më të mirë. Nga "Selfie" e shkrepur nga lojtarët kuqezi, zëvendëspresidenti duket i rraskapitur. Përveç temperaturave të larta, edhe mosha e tij kanë ndikuar në një paraqitje të tillë të tij në këtë foto. Kjo ishte si një "dhuratë" e lojtarëve për zëvendëspresidentin e tyre pas arritjes në atdhe, duke shkaktuar një sërë të qeshurash nga lojtarët.
Poll