Kuqezinjtë e kombëtares shqiptare kanë arritur në atdhe, ku janë drejtuar për në Tiranë, në një takim që do të kenë me kryebashkiakun Veliaj. Mësohet se aty do të zhvillohet një ceremoni falënderimi , ku kryebashkiaku do t’i nderojë duke i dhënë “Çelësin e Tiranës”. Më pas kombëtarja do të drejtohet te kryeministria, ku do të kenë një takim të veçantë me kryeministrin Edi Rama.