Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KUPA E SHQIPËRISË/ Goleada dhe surpriza, Turi i Parë dhuron emocione me 50 gola të shënuara (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KUPA E SHQIPËRISË/ Goleada dhe surpriza, Turi i Parë dhuron

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë luajti ndeshjet e para ditën e sotme ku në fushë zbritën plot 28 ekipe për të zhvilluar 14 ndeshjet e para. Skënderbeu u kualifikua pa ‘djersitur’ teksa merr fitoren në tavolinë pasi Delvina nuk u paraqit në stadium.

Nuk ka shumë surpriza mes ‘Big-ëve’ të cilët nuk humbasin me Dinamon, Apoloninë, Korabin e Bylisin që fitojnë me gola. Ndeshja Burreli - Valbona shkoi në shtesa pas barazimit 1-1 në 90 minutat e rregullta me matjanët që fituan 6-4 te ruleta e penalltive.

Ndeshjet dhe rezultatet:

Apolonia 4–0 Naftëtari (Mezini 7', Umejiego 18', 20', Kaçanolli 83')

Besa 3–2 Sopoti (Shehu 31', Ajazi 38', Xhabrahimi 81' / Goci 8', 17')

Burreli 1–1 Valbona (P/ 6-4) (Muriel 57' / Mziu 11')

Bylis 4–1 Murlani (Oulare 36', 45', 48', Hodo 47' / Lekaj 66')

Dinamo 3–0 Iliria (Denisson 52', 53', Marku 83')

Kastrioti 3–2 Shkumbini (Gjinaj 45', Diamanti 53', 78'/ Nexha 30', Sejdini 67')

Korabi 4–0 Devolli (Marku 18', Nuri 40', 42', Kryemadhi 45')

Lushnja 3–0 Labëria (Preknicaj 55', 73', Gega 85')

Luzi 3–2 Butrinti (Cucka 22', Hoxha 28', Treni 90' / Merkuri 64', Culli 77')

Oriku 2–0 Pogradeci (Bunkhoev 45', Owusu 68')

Tërbuni 2–4 Vora (Filipi 48', Tabaku 77' / Fejzulla 20', Tafas 23', 45', Qardaku 90')

Tomori 1–0 Shënkolli (Beçka 81')

Turbina 4–0 Veleçiku (Gjoka 17', Stafa 23'ag, Karaj 62', Hysa 88')

*Skënderbeu 3–0 Delvina (Delvina nuk ka udhëtuar për këtë transertë dhe Skënderbeu kualifikohet automatikisht në turin tjetër).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga