
Presidenti i FIFA Gianni Infantino kritikoi sot Katarin nga Europa në prag të nisjes së kompeticionit të Kupës së Botës. Institucioni që ai drejton është vënë nën shënjestër nga vendimi për të mbajtur finalet në Katar, ku trajtimi i punëtorëve emigrantë dhe të drejtat e komuniteteve LGBTQ janë vënë në qendër të vëmendjes. Përpara hapjes së këtij kompeticioni të dielën Infantino tha:
Na janë dhënë shumë leksione nga disa evropianë, nga disa të vendeve perëndimore. Mendoj për cfarë kanë bërë evropianët në 3000 vjet dhe duhet të kërkojmë falje për 3000 vitet e ardhshme përpara se të japim mësime morale për njerëzit”.
Më pas shtoi: “Sot ndihem nga Katari, sot ndihem arab. Sot ndihem afrikan. Sot ndihem Gay. Sot ndihem njeri me nevoja të vecanta. Sot ndihem si një punëtor emigrant”. “Sigurisht, nuk jam nga Katari, nuk jam arab, nuk jam afrikan, nuk jam Gay, nuk jam me nevoja të vecanta. Por ndihem si ata, sepse e di se cdo të thotë të jesh i diskriminuar, i bullizuar, si një i huaj në një vend të huaj.
Si fëmijë, kam qenë i bullizuar, sepse kisha flokë të kuq dhe quka në fytyrë, aq më tepër që isha dhe italianë kështu që e imagjinoni vetë. Po çfarë bën më pas? Përpiqesh të angazhohesh, të bësh miq. Mos fillo me akuza, me luftra, me fyerje, por fillo të angazhohesh. Dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë të gjithë”.