
Ballkani u mposht mbrëmjen e djeshme me rezultatin minimal 0-1 në transfertën çeke përballë Viktoria Plzen. Pavarësisht rezultatit, skuadra e Ilir Dajës zhvilloi një lojë mjaft të mirë në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League.
Pikërisht tekniku Daja është ai që u prononcua duke u shprehur i kënaqur me performancën e ekipit të tij.
“Kemi bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje të vështirë.
Në fazën mbrojtëse kemi bërë shumë mirë dhe sigurisht kemi pasur dhe ne rastet tona. Duke marrë pararysh forcën e kundërshtarit dhe sidomos në stadiumin e tyre, kemi bërë një ndeshje të mirë.
Goli u shënua me dvijim dhe fati ishte me kundërshtarin. Nuk fshihemi në fushë, e kontrollojmë topin më shumë se kundërshtari. Kemi bërë gjithçka mirë në ktë sfidë të vështirë”, është shprehur tekniku Daja.
Kujtojmë që Ballkani ndeshjen e radhës të Conference League e luan me 5 tetor në “Fadil Vokrri” përballë Dinamo Zagreb.