
Partizani do të përballet në transferten kazake përballë Astanës me 24 gusht. Ndeshje historike për “Demat” pasi është hera e parë që janë në Play-Off të një kompeticioni europian.
Në krahun tjetër, Astana që shihet si favorite nuk është edhe aq kërcënuese sa duket. Klubi nga Kazakistani ka fituar vetëm dy ndeshje nga 10 të fundit, dukë përfshirë këtu kampionat, kupë dhe Europë.
Të vetmet fitore i ka kundër Dinamo Tbilisit në Champions League 2-1 dhe ndeshjen e parë përballë Ludogorets 2-1, pasi të kthimit e humbi me shifrat 5-1.
Në 7 ndeshjet e tjera ka plot 4 humbje dhe 3 barazime, statistika që pavarësisht emrit me eksperiencë që ky ekip ka, nuk duhet ta ‘trembë’ Partizanin.
Poll