Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

De Biasi: Nuk i trembemi asnjë kundërshtari

Shkruar nga NEWSPORT
De Biasi: Nuk i trembemi asnjë kundërshtari

Trajneri De Biasi doli në konferencë për shtyp para gazetarëve, në ambjentet e stadiumit të Lens-it, ku komplimentoi përfaquesen Shqiptare dhe tregoi që Shqipëria luan si e barabartë me të tjerët, pavarsisht kundërshtarit. Ja si shprehet tekniku i perfaqësues tonë:

 Je një trajner tjetër italian që çon një ekip kombëtar në Europian si Trapatoni. Si po e përballoni presionin e tifozëve shqiptarë në skuadër?

Jam shumë i lumtur që të shoh një grup lojtarësh që vijnë në finalet e europianit pas ndehsjeve kualifkuese. Ne kemi fituar ndeshjen në Portugali, skuadër lider i grupit tonë. Besoj se në 4 vite e gjysmë në pankinën e shqipërisë ndihem mirë sepse kam afruar lojtarë që vijnë nga kampionate të huaja dhe luajnë për herë të parë me kombëtaren. Nuk ka presion të madh. Duhet të përgatitemi mirë përpara se të luajmë.

Sa e njihni kundërshtarin dhe cilat janë pikat e dobëta të zvicrës?

Kundërshtari të jep mundësinë që të bësh strategjinë për ta përballuar. Të gjithë kemi difekte të vogla. Por, duhet të punojmë. Kemi vështirësi ndaj këtij kundërshtari. Por, njohja e defekteve të atij që do të kesh përballë të ndihmon për të dalë sa më mirë.

Një gol ndryshon karrierën, po ky kampionat sa e ndryshon karrierën tuaj?

Ky është një prezantim i mirë për ne. Besoj se ndeshja e nesërme do të jetë e rëndësishmë. Nga ana e skuadrës time do ta përgatisim sa më mirë dhe ia lëmë të nesërmes.

Historia e vëllezërve Xhaka?

Koha ka kaluar dhe Taulanti është stërvitur me ne dhe ka arritur kondicion të mirë fizik dhe mendëor. Ai do ta përballojë në mënyrën më të mirë edhe pse do të ketë përballë vëllain e tij.

Unë uroj që të kemi vazhdimësi. Cili do të jetë fati jonë dhe cila do të jetë e ardhmja jonë mbetet të shihet nesër. Ne do të luajmë dhe në ofensivë dhe në difensivë.

Ka qenë viti i skuadrave të vogla, skuadra juaj ka shumë uri...

Vlerat teknike vendosin për suksesin. Vlerat e lojtarëve do të bëjnë diferencën. Uroj që për ne lojtarët të tregojnë kualitet maksimal për të arritur në krye të piramidës.

Xherdan Shaqiri?

Është lojtar që ne e njohim mirë. Besoj se do të jetë si një nga lojtarët që do ta mbajmë sa më larg portës tonë.

 rajnerët italianë në Shqipëri janë quajtur si "ora zviceriane"

Është e vërtetë. Në momentin që ora tregon 8:00, "ne jemi fiks si ora zviceriane". Në Shqipëri në orën 8:00 shkojnë në kafe. Por përsa i disiplinës në ekip, unë orën 8:00  e kam 8:00 dhe nuk diskutohet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga