Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana në vazon e jofavoritëve, ja kundërshtarët e mundshëm për Europën

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në vazon e jofavoritëve, ja kundërshtarët e

Tirana pret të mësoj zyrtarisht nga UEFA se do të marrë pjesë në Europa Ligë këtë sezon, por pa mbërritur ende ky lajm, bardheblutë kanë mësuar sot se këtë rradhë, ndryshe nga sa janë mësuar, në turin e parë do të shortohen jo në vazon e të fortëve. Mos prezenca në vitet e fundit në Europë ka bërë që Tiranës ti bie kofiçenti e për pasojë të mos ketë mundësi të jetë e shortuar në vazon e favoritëve.

Bardheblutë kanë një kofiçent më të mirë se Teuta që gjithashtu do të luaj në Europa Ligë por kjo nuk i mjafton për të kaluar në vazon e të fortëve. Kofiçenti i Tiranës është 2.325, ndërsa i Teutës është 1.825. Kofiçenti i ekipeve përllogaritet në bazë të paraqitjeve të tyre në vitet e fundit në Europë. Tirana dhe Teuta mund tu duhet të përballen me ekipe si Makabi Tel Aviv, Dinamo Minsk, Neftçi Baku, Sllovan Bratislava, Debrecen apo dhe Aberden. Shorti për turin e parë të Europa Ligë do të hidhet në datën 20 qershor ndërkohë që turi i parë do të luhet në datat 30 qershor dhe 7 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga