Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kumbulla kërkon Europianin", agjenti i mbrojtësit të Kombëtares: Nëse Shqipëria gjen formën, bëhet 'e bezdisshme'

Shkruar nga NEWSPORT
"Kumbulla kërkon Europianin", agjenti i mbrojtësit të

Gianni Vitali, agjenti i Marash Kumbullës ka folur së fundmi për klientin e tij. Në një intervistë të dhënë për “TuttoMercatoWeb”, agjenti i mbrojtësit shqiptar flet për huazimin e këtij të fundit te Sassuolo, por edhe për qëllimet që Kumbulla ka.

“Marrëveshja në janar nuk ishte e thjeshtë, sidomos për të gjetur gjuhën e përbashkët midis të gjitha palëve. Roma do ta largonte Kumbullën në një huazim të thjeshtë dhe ai po shërohej nga një dëmtim i rëndë. Në fund gjithçka shkoi mirë dhe Kumbulla është këtu te Sassuolo, me Marashin që do të luftojë fort për rikthimin në gjendjen optimale.

Për të marrë minuta dhe luajtur, Marashi hoqi dotë nga pikëpamja ekonomike, sepse për të ishte e rëndësishme që të mos humbiste vendin në Kombëtaren e Shqipërisë, e cila është në Europian. Tani është shumë mirë dhe padyshim që mund ta gjejë gjendjen e tij. Atij i mjaftojnë dy ndeshje për t’u rikthyer në gjendjen e tij ideale. Mezi pret që të jetë titullar, mundësisht që nga minuta e parë”, është shprehur Vitoli.

Më pas agjenti i Kumbullës u pyet nëse Italia do ta ketë apo jo të lehtë përballë Shqipërisë, pasi të dyja këto ekipe janë në një grup.

“Shqipëria doli e para në një grup me skuadra të rëndësishme. Ka në përbërje talente dhe lojtarë tashmë të formuar. Është një akip që nëse arrin të gjejë formën e mirë, në Europian mund të jetë i bezdisshëm”, ka thënë agjenti i Kumbullës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga