Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi zyrtarizon "gardianin" e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi zyrtarizon "gardianin" e ri

Aldo Teqja është pjesë e Kukësit për sezonin e ri. Klubi verilindor me anë të një postimi në facebook bën me dije që është arritur marrëveshja me portierin Aldo Teqja. Ai sot ka firmosur për kuksianët për një vit, me të drejtë rinovimi.

"Ekipi i F.K. Kukësit ka bërë edhe një afrim zyrtar. Aldo Teqja ka hedhur firmën mbi kontratë duke u bërë edhe zyrtarisht pjesë e klubit. Ai ka firmosur për një vit me të drejtë rinovimi me skuadrën. Portieri është stërvitur prej disa kohësh me skuadrën verilindore, por tashmë ka ardhur edhe momenti kyç. I riu është padyshim një ndër "gardianët" shqiptarë me më shumë të ardhme. Teqja ka qenë i grumbulluar rregullisht me ekipet e moshave të kombëtares shqiptare. Ky afrim tregon edhe njëherë përkrahjen e talenteve nga skuadra e Kukësit dhe rëndësinë që i kanë kushtuar drejtuesit zhvillimit të tyre", shkruhej në njoftimin zyrtar të klubit.

Aldo Teqja ishte pjesë e Dinamos në sezonin 2009-2010. Më vonë ai u transferua në Greqi teksa luajti me  Anorthosis Famagusta, ndërsa më pas u huazua te një ekip tjetër grek, pikërisht Elpida Xylofagou. Së fundmi 21-vjeçari ka zgjedhur të nisë një aventurë të re me skuadrën kuksiane.

 

[gallery columns="1" size="full" ids="21417"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga