
Rraman Hallaçi pritet të jetë trajneri i Kukësit edhe për sezonin e ri. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e klubit kuksian, ish mbrojtësi i njohur duket se ka marrë bekimin e drejtuesve për edicionin e ri.
Ai ka njoftuar të gjithë futbollistët për nisjen e përgatitjeve në datën 25 qershor. Edhe pse lista është e cunguar për shkak të largimeve, priten goditje të rëndësishme në këtë sesion merkato vere.
Kujtojmë që Kukësi me trajnerin Hallaçi ia doli të qëndronte në Superiore. Megjithëse ishte shumë e vështirë, verilindorët mposhtën rivalitetin në fushën e blertë duke arritur të jenë sërish në elitë.
Poll