Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi-Tirana “mbërthen” tifozët, luhet edhe në Ballsh (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Abissnet Superiore ditën e sotme vjen me dy sfida mjaft interesante në kuadër të javës së 19-të, ndërsa do të luhet në Kukës dhe Ballsh në të njëtën orë 13:00.

Supersfida Kukësi-Tirana do të luhet në “Kukës Arena” me tifozët që duhet të mbajnë “frymën”. Fitorja e fundit iu ka dhënë moral verilindorëve të cilët ndaj kampionëve në fuqi do të tentojnë një tjetër 3 pikësh. Nga krahu tjetër Tirana vjen pas fitores spektakolare me Erzenin dhe tashmë e shikojnë vetëm 4 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Partizani. Në Kukës nuk duan më hapa fals dhe shkojnë për të marrë fitoren.

Po në 13:00 do të luhet edhe sfida tjetër mes Bylisit dhe Kastriotit. Një tjetër takim mjaft interesant mes dy ekipeve që ndodhen në vendet e fundit në klasifikim dhe përballja do të jetë një “luftë” e fortë për të rrëmbyer 3 pikët.

Ballshiotët me Shensoin siguruan fitoren e parë ndaj Vllaznisë, teksa të njëjtën gjë do të synojnë ta bëjnë ndaj krutanëve, të cilët kanë 4 javë pa gjetur fitoren dhe ndodhen në veendin e 9-të në klasifikim me vetëm 19 pikë, po aq sa Kukësi i vendit të fundit dhe -1 pikë ndaj Bylis që pozicionohet në vendin e 8-të.

[caption id="attachment_677922" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Abissnet Superiore[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga