Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi "peshkon" te Flamurtari, verilidorët gati të rrëmbejnë dy futbollistët, në lëvizje dhe Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi "peshkon" te Flamurtari, verilidorët gati të

Flamurtari ka arritur deri tani marrëveshjen me dy sulmues të rinj. Igor Nedeljkoviç dhe Muarem Muarem tashmë janë zyrtarisht te vlonjatët, kjo ka bërë që pozitat e sulmuesit brazilian Danilo Alvesh të lëkunden djeshëm, shto këtu dhe marrëdhënien që ky i fundit ka me trajnerin Shpëtim Duro i cili nuk e ka më në planet e tij brazilianin.

Në sulm për shërbimet e tij është hedhur Kukësi. Kontrata e brazilianit me vlonjatët përfundon në verën e vitit 2018-të, por duke parë se nuk është ndër të preferuarit e Duros, besohet se një marrëveshje mes sulmuesit Alvesh dhe Kukësit mund të arrihet që në muajin janar.

Në sulm për Alveshin mësohet se është hedhur dhe Skënderbeu. Fitues nga kjo "garë" do të dalë klubi që do të ofrojë më shumë për brazilianin.

Ndërkohë, Kukësi është hedhur në sulm edhe për një mbrojtës të Flamurtarit. Ivan Jakovljeviç thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me verilindorët, kjo ka bërë që Duro ta lerë në stol mbrojtësin i cili të gjitha lëvizjet mësohet se i ka bërë në fshehtësi të plotë të klubit. Kontrata e tij përfundon në janar dhe të gjitha gjasat janë që shumë shpetj ai t'i bashkohet Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga