
Kukësi është ka zyrtarizuar goditje e radhës. Pas Polizo Arbrit dhe Sindrit Gurit, verilindorët po punojnë shumë fuqishëm. Blerja më e re e kuksianëve i përket fazës ofensive. Sulmi i verilindorëve do të përforcohet për pjesëmarrjen në Europa League me brazilianin Ëeverton. Ky i fundit ka kryer sot testet mjekësore. Sulmuesi është i datëlindjes 1992 dhe deri tani ka luajtur te Coimbra Esporte Clube Ltda.
Një tjetër goditje e Kukësit ka ndodhur sot në klubin verilindor. Një lojtar me ngjyrë është shfaqur me menaxherin e tij. Ata janë takuar me presidentin Safet Gjici ku kanë biseduar për rreth 1 orë. Takimi i parë nuk është mbyllur me një marrëveshje, ndërsa priten përsëri diskutime. Njeriu i "panjohur" është nga Portugalia dhe ka luajtur me skuadra të një niveli jo shumë të lartë. Kulmi i tij mund të cilësohet një provë te skuadra e Valencias. Emri akoma nuk bëhet i ditur për momentin, ndërsa ju sjellim fotot ekskluzive nga takimi.