Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi – Partizani apo përballja e më të mirëve, ja kush i fiton duelet

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi – Partizani apo përballja e më të mirëve,

Të dielën luhet një nga ndeshjet më të nxehta të vitit, Kukësi pret Partizanin në shtëpi. Kampionët e dimrit nuk kanë njohur ende shijen e humbjes ndërsa të kuqtë vijnë me moral të lartë pas fitores në derbi. Newsport.al ka zgjedhur të vërë përballë njëri – tjetrit futbollistët e të dy skuadrave.

Pero Pejiç përballë Alban Hoxhës, favorit për të fituar është kroati. I mësuar të shënoj në duele të mëdha  Pejiç premton të bëj atë që bëri në fazën e parë kur shënoi golin e fitores në portën e Partizanit.

Ekuban përballë Enea Koliçit, favorit për të fituar është portieri i Kukësit. Sulmuesi ganez është lojtar që kërkon të luaj në hapësira dhe kundërsulmi është arma e tij më e fortë. Fusha e vogël në Kukës favorizon portierin Koliçi që mund të neutralizoj sulmuesin e kuq.

Emini përballë Krasniqit dhe Malotës, favoritë janë mbrojtësit e kuq, më të fortë në ajër dhe më  potentë fizikisht se sulmuesi i Kukësit.

Mazrekaj dhe Torrasa përballë Rrumbullakut dhe Hallaçi, favorit janë lojtarët e keq. Kanë më tepër aftësi teknike dhe përbëjnë rrezik. Avantazhi i vetëm lojtarëve të Kukësit është fusha e vogël dhe hapësirat e pakta që mund të krijohen.

Batha, Ramadani, Trashi përballë Lenës, Hasanit, Kariokës sërish duken të favorizuar të kuqtë duke llogaritur edhe mungesën e Musollit.

Gjoka përballë Starovës, një duel teknikësh dhe brezash ku favorit është trajneri i Kukësit. Faktori fushë, tifozët, oreksi më i madh për të fituar dhe terreni i vogël i bën më komod lojtarët e Kukësit me në krye Gjokën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga