
Kukësi deri tani ka arritur marrëveshjen me tre lojtarë. Bëhet fjalë për Filip Osman, Albi Dostin dhe Maldin Ymerajn. I fundit me të cilin pritet që verilindorët të konkretizojnë një marrëveshje është sulmuesi serb, Marko Obradoviç.
Prej kohësh drejtuesit e klubit të Kukësit janë vënë në lëvizje për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin me origjinë serbe. Madje ka qenë zv/trajneri Ivan Gvovzdenoviç që i ka prezantuar serbin presidentit Safet Gjici dhe trajnerit Mladen Milinkoviç.
Në Kukës të gjithë janë të bindur për cilësitë e sulmuesit, por problem mbetet paga. Obradoviç kërkon më shumë se sa i është ofruar nga presidenti Gjici. Pritet që ditët në vijim të arrihet një marrëveshje për një pagë mujore prej 7 mijë eurosh, aq sa merrte dhe Alijev. Gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim, i sigurt është fakti se kalimi i serbit te Kukësi është thjesht çështje kohe.
[gallery columns="1" size="full" ids="184154"]