
Kukësi ka bërë një ndër startet më të dobta në kampionat gjatë viteve të fundit. Në 3 javët e para numëron vetëm 1 pikë dhe renditet në vendin e fundit. Sfida e radhës ka vendosur nën presion ekipin dhe trajnerin Skënder Gega pasi ndaj Teutës luhet vetëm për 3 pikë.
Ekipi është i plotë dhe trajneri Gega do të ketë të gatshëm 3 sulmuesit e tij, Daci, Zivkovic dhe afrimin e fundit Gabriel Barbosa. Presioni është rritur ndjeshëm te verilindorët dhe sfida në Durrës cilësohet si një pikë kthese për rezultatet në vijim. Gjithashtu i gatshëm për ekipin do të jetë dhe Shqiprim Taipi që në sfidën ndaj Kastriotit u aktivizua nga stoli.
Poll