
Kukësi duket se ka rilindur me ardhjen e Rrahman Hallaçit. Nisja e dobët e sezonit dhe ndërrimi i trajnerëve u duk se verilindorët nuk do të mund të dilnin nga zona e errët. Ndodhi e kundërta pasi ish-kapiteni ka gjetur edhe “kurën” e duhur për të shëruar skuadrën dhe për të bërë mirë me të në stol.
Të paktën këtë thonë statistikat. 8 ndeshje në krye të Kukësit, Hallaçi ka arritur të sigurojë 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Në total 13 pikë. Siç duket skuadra është futur në shinat e duhura dhe me një trajner kuksian po bën mjaft mirë.
E kush më mirë se Hallaçi mund të bënte këtë gjë, pasi në “venat” e tij rrjeth gjak kuksiani dhe askush më shumë se 39-vjeçari nuk e ndjen përgjegjësinë e kësaj fanele.
Nëse kampionati do të niste para 8 ndeshjesh, atëherë Kukësi do të ishte në garë për titullin kampion. Verilindorët në bazë të statistikave do të renditeshin në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa vetëm Vllaznia do t’i parakalonte, me shkodranët që kanë siguruar 15 pikë në 8 sfidat e fundit.
Përvecc kësaj Hallacci ka arritur të kualifikojë Kukësin edhe në ccerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, kometicion që verilindorët kërkojnë t’i shkojnë deri në fund për të siguruar një vend në Europë.
Pavarësisht pozicionit aktual, kjo tregon se skuadra e Hallaçit nuk ka asgjë mangut dhe lufton denjësisht me ekipet që renditen në krye të klasifikimit, por po vuan pasojat e fillim sezonit.