
Vllaznia fitori dje në transfertë me Kukësin minimalisht 0-1. Një gol i Kalasë bëri që shkodranët të vijojnë me fitoret, duke mbajtur diferencën me 9 pikë nga ndjekësi më I afërt.
Pas ndeshjes, një nga lojtarët më kryesor të kuqebluve, Mevlan Adili theksoi se kuksianët fituan aksidentalisht në Shkodër fazën e parë, teksa Vllaznia është për titull.
"Të them të drejtën ndjehem shumë mirë për këtë fitore, pasi në njëfarë mënyre u hakmorëm për atë ndeshje që humbëm në Shkodër. U treguan të gjithëve që ishte një aksident ajo që ndodhi ndeshjen e parë. Luajmë njëlloj kundër çdo ekip.
Diferencën e bëmë në pjesën e dytë, kur nisëm të luajmë thjeshtë. E kuptuam çfarë kanë analizuar te ne dhe në fund na u shpërblye çdo gjë.
Diferenca me 9 pikë? Duke pasur parasysh se ka shumë ndeshje, nuk janë shumë pikë. Na pret një luftë deri në fund dhe të gjitha skuadrat do të luajnë fort kundër nesh. Dihet që gjithmonë sulmohet i pari, jo i dyti apo i treti.
Ne besojmë se çdo skuadër në Superiore ka ëndërr të fitojë titullin. Ne mendojmë se do të ishte shumë mirë nëse e kapim Europën. Bylisi? Nuk e shoh fare, pasi dua të shijoj fitoren kundër Kukësit", tha Mevlan Adili.