Besar Musollit i përfundon kontrata me Kukësin në fund të këtij sezoni futbollistik. Një nga mesfushorët më me eksperiencë të kampionatit tonë, pritet të futet në bisedime me drejtuesit për të vendosur për të ardhmen. 31-vjeçari është optimist për 10 javët e mbetura të Superiores, madje në kampin verilindor shkojnë larg duke menduar dhe për titullin kampion.
Këtë sezon ai është aktivizuar në 21 ndeshje duke arritur të realizojë edhe 1 gol. Ky është edicioni i tetë që lojtari nga Podujeva kontribuon në kampionatin shqiptar, veçanërisht te skuadra e Kukësit. Nesër, verilindorët do të përballen me Luftëtarin, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 17:00.
Masat e marra nga qeveria për të luajtur çdo ndeshje pa tifozë për shkak të virusit COVID-19 nxjerrin më të fituarin ekipin kuksian, pasi prej dy sezonesh janë detyruar të përballen në fusha asnjëanëse duke qenë se stadiumi “Zeqir Ymeri” është në rikonstruksion.