
Kukësi-Kastrioti është njëra nga duelet e ditës së sotme që do të nisë në orën 13:00. Një takim mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë pikët për mbijetesës. Verilindorët si asnjëherë më parë këtë sezon luftojnë për mbijetesë, shumë larg pritshmërive të fillim sezonit.
Por gjithsesi dueli me krutanët është cilësuar shumë i rëndësishëm. Nën “lupën” e statistikave përballjet flasin në favorin e kuksianëve, të cilët duket se e kanë “prenë” e preferuar.
Në 21 përbalje mes tyre, 14 janë të fituara nga Kukësi, 6 nga Kastrioti dhe vetëm në një rast kanë përfunduar në barazim. Triumfi i fundit i verilindorëve daton afërsisht para 1 viti, më 13 shkurt 2022, ndërsa e fundit për krutanët është më 3 shtator 2022. Gjithashtu i vetmi barazim është i këtij sezoni më 13 nëntor 2022.
Vlera totale e Kukësi është 4.18 milionë euro, ndërsa e Kastriotit është 3.55 milionë euro. Lojtari më i shtrejtë te vendasit është Angelo Tafas me 300 mijë euro, teksa te miqtë Adolf Selmani me 250 mijë euro.
Mosha mesatare e skuadrës së Hallaçit është 23.3 vjeç, ndërsa i djemve të Memës është 23.9 vjeç. Lojtari më i vjetër te Kukësi është Gjelbrim Taipi (30 vjeç), ndërsa te Kastrioti është Bedri Greca (32 vjeç). Futbollisti më i ri te verilindorët është Eogen Sula (19 vjeç) dhe tek krutanët është Zajsar Arapi po 19 vjeç.