
Kukësi dhe Laçi do të ndesheshin sot për javën e dytë të Superligës për femra. Për ekipin e Kukësit ky do të ishte takimi debutues pasi ka 1 takim të prapambetur. Debutimi i ekipit të Kukësit nuk shkoi ashtu siç duhej pasi ndeshja u fitua në tavolinë me shifrat 3-0.
Njoftimi i klubit të Kukësit:
“Klubi i Kukësi njofton se sot ka nisur zyrtarisht rrugëtimin në Superiore ekipi i Kukësit për femra. Skuadra jonë ka pasur ndeshjen ndaj Laçit për femra, megjithatë ky takim nuk është zhvilluar.
Pas paraqitjes së dy skuadrave në fushë, delegati i ndeshjes ka vënë re parregullsi në kriterin e uniformës te skuadra e Laçit dhe ka vendosur që të mos e lejojë zhvillimin e takimit, duke njoftuar klubin tonë për fitore në tavolinë me rezultatin 3-0.
Klubi i Kukësit i ka siguruar ekipit të femrave se do të ketë mbështetjen maksimale për të arritur në rezultate pozitive.
Dikur skuadra e Kukësit për femra arrinte deri në finalen e Kupës dhe nënkampione e Shqipërisë”.