Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi gjen qetësinë e nevojshme, Gega sjell në “vijë” verilindorët

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi gjen qetësinë e nevojshme, Gega sjell në

Kukësi zhvilloi më 29 korrik testin e parë miqësor në Turqi, që përfundoi me humbjen 1-0 kundër Istanbulspor. Rezultati kalon në plan të dytë, kur mendohet se verilindorët po konsolidojnë skuadrën për Superioren që nis më 20 gusht.

Për të kthyer Kukësin në majat e futbollit shqiptar, u afrua fillimisht në drejtimin e skuadrës trajneri Skënder Gega. Me të duket se verilindorët po rifitojnë qetësinë që mungoi gjatë sezonit të fundit, ku trajner ishte Diego Longo. Gega aktivizoi në miqësoren e parë 21 lojtarë, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të shprehen në fushën e lojës.

Kështu atyre nuk u mungon as besimi që trajneri përcjell. Eksperienca e tropojanit tashmë dihet. Kujtojmë kulmin me Partizanin në vitin 2019, ku riktheu te “demat” titullin kampion pas 26 vitesh. Të njëjtën panoramë presin ta shohin kuksianët në “Kukës Arena”, që më 20 gusht kundër Tiranës kampione.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga