Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KUKËSI gati për ERZENIN, rikthimi i TAFAS “ngroh shpatullat” e Rrahman HALLAÇIT

Shkruar nga NEWSPORT
KUKËSI gati për ERZENIN, rikthimi i TAFAS “ngroh

Kukësi ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Erzenin, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 13:00 në “Kukës Arena” dhe është i vlefshëm për javën e 17-të të “Abissnet Superiore”

Situata kohët e fundit te verilindorët nuk ka qenë aspak pozitive, por siç duket tashmë çdo gjë është lënë prapa krahëve dhe tashmë i gjithë fokusi është përqendruar te dueli me shijakasit.

Në stërvitjen e ditës së sotme lajmi i mirë është rikthimi i portierit Angelo Tafas, i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar dhe ka nisur përgatitjet me pjesën tjetër të ekipit.

“Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Erzenit, ndeshje e cila do të luhet ditën e nesërme në "Kukës Arena" duke nisur nga ora 13:00.

Me grupin është bashkuar në stërvitje edhe portieri Angelo Tafas i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar pak kohë më parë.

Ndaj Erzenit do të mungojë sulmuesi Gabriel Barbosa i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Bylisit”, ka shkruar Kukësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga