Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi dhe Dibra në listën e “zezë” të futbollit, si e pësuan dy presidentët e klubeve

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi dhe Dibra në listën e “zezë” të

Futbolli në vendin tonë u godit nga dy lajme aspak të mira. Sporti më i ndjekur në të gjithë botën do të nisë të “luhet” në burg. Saktësisht për Kukësin dhe Dibrën.

Mëngjesin e ditës së sotme u arrestua presidenti i Korabit, Fehmi Mziu. 51-vjeçari i dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. Tashmë kreu i Korabit ndodhet pas hekurave, ndërsa do të jetë në pritje për të mësuar edhe masën e dënimit.

Por jo vetëm kaq, pasi vetëm pak javë më parë pas hekurave përfundoi edhe Safet Gjici. Ish-kryebashkiaku i Kukësit dha dorëheqjen nga posti që mbante pas videos seksuale të filmuar në zyrën e tij. Ish-presidenti i skuadrës së Kukësit prej më shumë se 10-ditësh ndodhet në “arrest me burg”.

Dy raste që kanë “njollosur” futbollin në Shqipëri, i cili ka nisur të “luhet” pas hekurave. Mund ta quajmë pa frik “derbi” i Veriut për dy presidentët që vitet e fundit me investimet që kanë bërë te Kukësi e Korabi i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Skuadra dibrane luan në Kategorinë e Parë, ndërsa verilindorët prej më shumë se 10 vitesh janë protagonist në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga