Dita e sotme është një ditë e shënuar teksa 8 Marsi simbolizon festën e grave. Shumë janë fatlumë teksa urojnë dhe festojnë me njeriun më të dashur të tyre por nuk mund të thuhet e njëjta për familjen e trajnerit Dorjan Bubeqi. Disa muaj më parë një fatkeqësi e largoi atë dhe të birin e tij, Irdo, nga personi më i dashur i tyre, bashkëshortja dhe mamaja.
Shpesh ka dedikime nga ta në rrjete sociale dhe në një ditë si kjo e sotmja nuk mund të mungonin disa fjalë nga Irdo të cilët përlotin këdo që i lexon.
“8 Marsi i parë që unë të dhurova një buqetë me lule. Ndarjen tonë e shihja si pjesë të një të ardhme të cilës i shihej vetëm hija dhe përqafimi yt për secilën frikë timen ishte ilaç.
Por ne nuk patëm kohë Mami, unë nuk e pata mundësinë të bëhem i fortë sa ti dhe ti nuk e pate mundësinë që të më mësoje të tejkaloj frikën që sot më krijon mungesa jote.
Nuk dua të qaj, nuk dua të rëndoj as veten me pyetjen ‘pse?’ Ti e di që unë i bindem caktimit të Zotit me urtësi. Allahu të bëftë një prej banorëve të Xhenetit!”-shkruan Irdo.
[caption id="attachment_683553" align="alignnone" width="641"] Dedikim i Irdo Bubeqit per mamane e tij[/caption]