
Mesfushori i taletuar i Ganës dhe Ajax, Mohammed Kudus beson se Neymar nuk është një lojtar më i mirë se ai. Sipas Kudus, ylli i PSG është thjeshtë një lojtar i profilit të lartë që shpërtheu kur ishte adoleshent. Në një intervistë me The Guardian, Kudus u pyet për episodin në ndeshjen miqësore ndaj Brazilit ku ai u përplas me Neymar.
“Ai nuk është një lojtar më i mirë se unë. Është thjeshtë një lojtar i profilit të lartë, kaq. Ai po mbronte shtetin e tij dhe unë timin. Nuk do e lejoja kurrë që të më shtyntë vërdallë. Ajo që e bën atë më të mirë tani është fakti se ka fituar shumë, unë do të arrij aty shpejt.”
Kudus dhe Neymar mund të takohen sërish nëse Gana dhe Brazili sigurojnë kualifikimin nga grupet kështu që dy fantazistët mund të lajnë hesapet njëherë e mirë.