Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kualifikueset e Kombëtares, "zbrazet" trajneri Sylvinho (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikueset e Kombëtares, "zbrazet" trajneri Sylvinho (E

Në prag të ndeshjes zyrtare ndaj Polonisë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, do të flasë për zgjedhjen e lojtarëve, objektivat në këto kualifikuese dhe sfidën e parë me polakët.

"Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe falenderoj FSHF për mundësinë që na ka dhënë për të parë në Europë lojtarë që i kemi ndjekur dhe takuar. Kemi parë rreth 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptar, rreth 70 prej tyre. Një punë shumë e madhe për të arritur në listën me 23 lojtarë. Kam takuar lojtarët, jam i kënaqur me ta, jam i kënaqur edhe me Shtëpinë e Futbollit, këtu ndihemi komod me kushtet e duhura. Gjithçka po shkon mirë dhe jemi gati për të luajtur ndeshjet."-filloi konferencën braziliani.

Dy fytyra të reja, Anis Mehmeti dhe Jasir Asani, do të shkojmë drejt një formacioni 4-3-3?

Sa i përket skemës ne do të shohim këto ditë për të parë gjendjen e futbollistëve. Të rinjtë, Mehemti dhe Asani janë debutues, po bëjnë shumë mirë me ekipet e tyre. Mehmeti është i ri dhe ka një rrugë të gjatë përpara ndërsa Asani është një mesfushor sulmues sallaks dhe ne kemi shumë nevojë për një të tillë. Ka bërë paraqitje shumë të mira në Hungari ndërsa në Kore këtë mëngjes shënoi tre gola. Ndeshjen e Asanit e ndoqëm live si staf. Kemi përzgjedhur 23 lojtarë, mund të luajmë me 4-3-3, 4-2-3-1 apo 3-4-3 pasi duke parë lojtarët që kemi në dispozicion mund të luajnë çdo modul.

Mihaj, Doka, Çekiçi, Muçi nuk janë ftuar, pse kjo zgjedhje?

Na duhet të bëjmë zgjedhjet tona por të gjithë këta lojtarë janë lojtarë të rëndësishëm që ne i kemi ndjekur dhe mund të na ndihmojnë në të ardhmen por edhe tani. Ne vazhdojmë punën për ndeshjen me Poloninë por këta lojtarë e jo vetëm janë lojtarë që i kemi nën mbikqyrje.

Problem është porta, Berisha dhe Strakosha nuk kanë asnjë minutë.

Të dy unë i kam takuar, nuk kanë luajtur me ekipet e tyre por janë lojtarë me eksperiencë dhe shumë të rëndësishëm. Kur të vijnë në grumbullim do t’i shoh gjendjen e tyre por ne na duhen lojtarë me eksperiencë, të fortë dhe këto të dy i plotësojnë këto kritere. Përsa i përket pyetjes së parë, Mucolli është një lojtar tjetër që na bën punë, e kam në listë dhe mund të jetë një nga lojtarët që na bashkohen në grumbullimet e ardhshme.

Shkojmë ndaj Polonisë me mjaft mungesa, mund të marrim një rezultat pozitiv në Varshavë ndaj një skuadre që na ka mundur 4-1 edhe kur kemi qenë më të plotë se kaq?

Kombëtarja ka një grup prej 70 lojtarësh dhe nga ky grup kemi përzgjedhur 23 lojtarë të rëndësishëm për të ecur përpara në objektivin tonë. Ne do të luftojmë për cdo pikë për të arrirë kualifikimin. Polonia është skuadër e fortë që merr pjesë në Europian e Botëror por ne do të përgatitemi mirë, të shkojmë me dëshirën për të fituar, të japin zemrën dhe shpirtin në fushë. Vetëm kështu mund të arrijmë dicka.

Gianni De Biasi shkruante një letër motivuese për lojtarët para takimeve, a keni dhe ju një praktikë të tillë?

Kjo më pëlqen, është shumë e rëndësishme të kemi lotjarë që japin shpirtin në fushë por përsa i përket letrës, teknologjia ka ndryshuar gjithcka por unë kam përgatitur dicka speciale për t’i motivuar më shumë lojtarët.

Tashmë ke kohë në Shqipëri dhe tani ke një ide të qartë për lojtarët. Të trembin mungesat dhe ky fillim në malore?

Ka një ndryshim të madh me periudhën kur erdha por kemi kaluar dy muaj, është bërë një punë e madhe dh tani mund të themi që i kemi idetë më të qarta. Presim të hënën për stërvitjen e parë, të njihem personalisht me lojtarët. Mungesat na penalizojnë por do të punojmë të kemi për çdo rol 3-4 lojtarë në dispozicion, të mos qahemi për mungesat por të përgatitemi për të marrë më shumë.

Thatë që mungesat na penalizojnë, portierët janë me zero minuta, mos padashur jepet shembulli që në Kombëtare mund të luhet edhe pa qenë në fushë?

Po flasim për dy portierë të rëndësishëm, nuk kanë luajtur me klubet por do e shohim në stërvitje. Të gjithë duhet të japin përgjigje në stërvitje dhe unë do të marr vendimet e duhura. Këta dy portierë kanë shumë eksperiencë dhe nëse janë në formën e duhur do të luajnë. Nëse flasim për gabime, ato mund t’i bëjë edhe Polonia e ne të fitojmë me gabimet e tyre por ne do të vlerësojmë mirë të gjithë lojtarët ditën e hënë për të kuptuar gjendjen e tyre.

A ka Polonia një pikë të dobët, si do të përballet Shqipëria me ta?

Polonia do të luajë me Çekinë dhe do të shohim si do të jenë, kanë një trajner të ri si Santos dhe do të shohim si do të ndryshojnë. Polonia luan rregullisht në Botëror e Europian por ne do të bëjmë ndeshjen tonë të tregojmë kush jemi. Futbolli ka dy faza, me top dhe pa top. Në këtë takim shkojmë me qëllimin për të marrë maksimumin.

E kishit menduar një debutim të tillë me mungesa ndaj një kundërshtari të fortë?

Më vjen keq për lojtarët e dëmtuar por unë nuk ankohem. Vzahdojmë të monitorojmë sa më shumë lojtarë. Është e vështirë kur një lojtar është jashtë fushe por falë FSHF kemi pasur mundësinë t’i takojmë nga afër. Kam takuar Brojën dhe Adrian Bajramin, më kanë lënë mbresa, më vjen shumë keq që janë të dëmtuar sepse e di sesi ndihen kur janë jashtë fushe.

Arlind Ajeti ka luajtur dhe ka bërë një performancë shumë të mirë, pse nuk është ftuar?

E kemi vëzhguar, është i aftë por në këtë moment kemi zgjedhur këta lojtarë. Na duhet shpesh të bëjmë zgjedhjet tona si trajner dhe kjo është puna jonë, kur merr një duhet të lësh dikë tjetër jashtë. Duhet të marrim vendimet e duhura duke patur parasysh ndeshjen me Poloninë. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen me Poloninë dhe çdo vendim është marrë në bazë të saj.

Lista juaj e parë, cilat janë kriteret që janë ndjekur për këtë përzgjedhje?

Karakteristikat e lojtarëve dhe ekuilibri i ekipit. Sigurisht edhe forca e kundërshtarit por ekuilibri i ekipit është më i rëndësishëm.

Ardian Ismajli ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit, keni folur me të?

Fatkeqësisht pësoi një dëmtim, e ndoqa ndeshjen, nuk e dimë akoma gjendjen e tij. Doktori ynë ka folur me ata të Empolit, sot pasdite do të kemi një ide më të qartë.

Gjatë këtyre viteve kemi vuajtur duke patur një skuadër mbrojtëse, a mund të luajmë një lojë sulmuese, si brazilian që jeni, me këta lojtarë që kemi?

Është e vështirë për ta përcaktuar, jam brazilian, kam pashaportë spanjolle, kam jetuar në Itali, Angli, familja jeton në Portugali. Unë ndihem multikulturial dhe këto eksperienca më kanë bërë të mos jemë thjeshtë brazilian por një formim më shumë europian. E rëndësishme është të kemi një ekip 100% shqiptar. Zotërimi i topit është e rëndësishme por nëse sulmojmë e mbrohemi mirë duhet t’i kemi idetë e qarta. Më e rëndësishmja nga të gjitha është të kemi një shpirt grupi të duhur për të dhënë maksimumin për Kombëtaren.

Debutoni me një skuadër që është kokë grupi, ju bezdis fakti që nuk patët një ndeshje miqësore?

Ne ishim përgatitur për çdo situatë, kishim një program stërvitor për një ndeshje miqëore dhe një nëse nuk do të kishim një ndeshje miqësore. Kemi 7 ditë stërvitje dhe besoj se është diçka e mirë, nuk e shoh si problem të madh. Do të stërvitemi në Shtëpinë e Futbollit ku kushtet janë fantastike.

Vetëm një zgjedhje nga kampionati shqiptar, kaq është fuqia e Superiores?

Ne bëmë zgjedhjet tona por është në dorën e lotjarëve nëse bëjnë maksimumin, Unë nuk i shoh se nga vijnë lojtarët, nëse janë në gjendje të japin maksimumin, unë i thërras. Asani luan shumë larg, ne e kemi ndjekur dhe e thirrëm. Kemi ndjekur edhe Hadrojn, ai është gati dhe u bë pjesë e listës. Kemi ndjekur edhe disa të tjerë nga Superioria.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga